FMN përgënjeshtron qeverinë: Shqipëria, vdekshmërinë më të lartë shtesë në Europë gjatë pandemisë

Përveç institutit shqiptar të statistikave, janë edhe institucionet më të njohura ndërkombëtare, si BB, Komisioni organzimat ndërkombëtare. Pas Instat, Eurostat, KE e BB, edhe FMN konfirmon se Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, në raport me mesataren e viteve 2015-2019.

Sipas grafikut të publikuar nga FMN, në 2020-n numri i vdekjeve në shqipëri, ishte më i larti në Europë, në raport me  popullsinë. Maqedonia e Veriut dhe Kosova renditen pas vendit tonë për këtë tregues. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët ishte në Serbi dhe  Bosnjë Hercegovinë.

Në Europë me më pak pasoja në humbjen e jetëve nga pandemia në 2020-n, ishin Norvegjia, Letonia, Danimarka, Finlanda, që patën një rritje të vdekshmërisë me më pak se 5% për periudhën e analizuar nga FMN. PSH, Italia që u përball me valën e parë të pandemisë shënoi për gjithë vitin një rritje të vdekshmërisë më pak se 14%, ndërsa në shqipëri ky tregues ishte 20% për të njëjtën periudhë. Humbjet e jetëvë ne vendin tinë ishin më të lartat, ndonëse jemi ndër shtetet me moshën mediane më të re në Europë, po sipas raportit të publikuar nga FMN. Edhe një raport i mëparshëm Komisionit Europian njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajona, vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019.

Të dhënat e tjera të Eurostat, të përpunuara më herët nga Monitor tregojnë se e njëjta tendencë ka vijuar dhe në tremujorin e parë 2021, me Shqipërinë që vijoi të shënoi vdekshmërinë më të lartë shtesë, në raport me periudhën para-pandemike. Duke përfshirë dhe tremujorin e parë të vitit 2021, vdekjet për 54 javë pandemi, konkretisht për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021) fatalitetet u rritën me 41%.

 

 

%d bloggers like this: