Erë e re në politikën greke, me të “vjetrin” Papandreu

Ish-lideri i partisë   ”Lëvizja Panhelenike Greke”, Jorgos Papandreu ka bërë publike kandidaturën e tij për të udhëhequr partinë ”Lëvizja për ndryshim” .  Ish-kryeministri kishte njoftuar qëllimin e tij gjatë një telefonate me udhëheqësen aktuale, Fofi Gennimata, e cila u tërhoq nga zgjedhjet e planifikuara në dhjetor për arsye shëndetësore.

Papandreu deklaroi se ”vendi ka nevojë për një ndryshim të ri dhe një parti demokratike më përparimtare. Unë do të kontribuoj me të gjithë forcën time për ta kthyer partinë tonë në një force madhështore, përsëri në ballë të zhvillimeve”, është shprehur Papandreu, gjithashtu ai ftoi të gjithë qytetarët që ta mbështesin dhe votojnë.

%d bloggers like this: