Energjia u shit me 1/3 e çmimit që blihet, Basha: Kemi krizë të korrupsionit, drejtësia e kapur nuk vepron

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kreu i selisë blu Lulzim Basha tha se  kriza energjitikës është krizë korrupsioni, pasi pak muaj më parë, energjia u shit me 1/3 e çmimit që do të blihet sot, ndërsa shtoi se shumë zyrtarë, përgjegjës për këtë aferë, duhet të ishin para drejtësisë. “Ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani energjia, pasuria hidrike e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Që ta blejnë do iu duhet të marrin borxh, borxhin do e nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Kjo është arsye pse është krizë korrupsioni. Në një vend normal, me institucione normale sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht tek drejtuesit famëkeq, nga Çela i Durrësit etj, do duhej të ishin të pandehur”.

Teksa akuzoi drejtuesit e intstitucioneve të drejtësisë për lidhjet politike me qeverinë, Basha u bëri thirrje të mos rrtinë duarkryq por të bëjnë detyrat e tyre.  Basha tha se partia që drejton do të jetë ofensivë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

“Ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit në fundjavë, por të bëjnë detyrat e tyre, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Për ne do të vazhdojë kjo javë me një ofensivë që do ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare, sepse kjo krizë korrupsioni po përkthehet në një krizë për familjet”

Sipas Bashës, situata me të cilët po përballet vendi sa i takon çmimeve që kanë pësuar rritje, që nga karburanti apo dhe produktet ushqimore, nuk ndryshon nga pseudo paketa që janë prezantuar nga qeveria.

“Të mos bësh gjithçka që ke në dorë, jo thjesht për të denoncuar, dhe të jesh zëri i këtyre njerëzve, por për të treguar me forcë se ky problem i shkaktuar nga korrupsioni i Ramës nuk zgjidhet me fjalime dhe propagandë dhe pseudo paketa që përpiqen që të fshehin vjedhjen. Sot shteti shqiptar i ka mundësitë që t’i japë fund shkaktuat themelor të kësaj krize. Paratë e buxhetit shkojnë për afera korruptive. Më e madhja që lidhet me këtë krizë është ajo që përmenda. E kanë shitur më lirë dhe duan që ta blejnë me 3 fish më të lartë çmimin. Shihni sa hipokrit dhe tallës janë. Sa të pashpirt janë. Për oligarkët e kanë hequr TVSH e jahteve. Oligarkëve iu bën punë, të varfërve jo. Ai qëndron në atë poltron si peng i krimit të organizuar. Ne kemi shpalosur para jush që prej janarit të këtij viti 1 plan të detajuar për të nxjerrë vendin nga kriza. Një pjesë e këtij plani ka të bëjë me energjinë. Ne do të vazhdojmë me të gjitha format dhe mënyrat që të bëjmë punën tonë karshi shqiptarëve.”

Basha thirrjen e tij për SPAK dhe institucionet e drejtësisë për të çuar para përgjegjësisë ata që abuzojnë me pushtetin dhe vjedhin pasuritë e shqiptarëve. Ai tha se këtë javë PD do të dorëzojë në SPAK kallëzimin për çështjen e energjisë.

“Faktet janë publike, ne do të sjellim kallëzimin në SPAK brenda kësaj jave, thjesht dhe vetëm për t’iu hequr çdo alibi atyre që kërkojnë alibi. Ata që paguhen me rroga të larta nga taksapaguesit shqiptarë, që iu paguhen fluturimet në Amerikë dhe në vende të tjera të Evropës për t’u trajnuar sipas praktikave bashkëkohore të FBI-së apo drejtësisë europiane apo amerikane; që mbajnë pas vetes eskorta të shtrenjta oficerësh të gardës; që iu paguhet celulari, nuk janë aty për asgjë tjetër, përveçse për të bërë detyrën e tyre para taksapaguesve shqiptarë.”

Ta harrojnë se do ta lejojmë të shkelin me këmbe Kushtetutën tha Bashan ë fjalën e tij, ndërsa shtoi se inkurajon çdo formë të reagimit qytetar.

 

 

 

%d bloggers like this: