Dyfishohen viktimat, mes tyre një 21-vjeçar/ Ja sa raste me Covid u regjistruan sot

Situata me pandeminë në vend ka pësuar një përkeqësim sa I përket bilancit të viktima, i cili është dyshuar krahasur me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije të premten se kanë humbur jetën 10 perosna, ndërsa kanë rezultuar mbartës të virusit 441 persona. Viktimat e fundit ishin të moshës 21-82. Aktualisht janë 6.365 pacientë aktivë me Covid në të gjithë vendin, 146 prej të cilëve po marrin trajtim në spitalin Infektiv, 22 prej të cilëve janë në gjednje të rëndë. Në 24 orët që lam pas, numrin më të lartë të infektimeve, e ka shënuar kryeqyteti, Tirana, 200 raste, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, e nga më pak raste në bashkitë e tjera.

%d bloggers like this: