Dy viktima dhe 14 raste të reja/ 121 pacientë trajtohen në spitale, 7 prej tyre në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të hënën se, 13 persona kanë rezultuar mbatës të Covid, pas testimit të 1.153 mostrave, duke shënuar kështu një ulje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë. Sipas të dhënave të përditësuara bëhet me dije se kanë humbur jetën dy qytetarë. Janë regjistruar 74 pacientë të shëruar, ndërkohë që mbi 1.093 persona janë ende aktivë me koronavirus. Në spitalet Covid po trajtohen 121 pacientë, 7 prej tyre në gjendje të rënduar.

%d bloggers like this: