Dronët në hapësirë, habit Rama: Furnizimi me ujë 24 orë lidhet me satelitët, do të kontrollojnë lumenjtë

Pasi deklaroi dje se shteti shqipatar do të dërgojë satelitë në hapëisë, në një kohë kur vendi ynë është pllakosur nga varfëria si pasojë e keqmenaxhit të krizës energjitke por jo vetëm, Keryeministri Edi Rama përmes një deklarate tha se bëhet fjalë për vendosjen e kontrollit në territor, që sipas tij do të arrihet përmes këtij projekti që do t’u kushtojë nga mijëra euro xhepave të shqiptarë të zhytyr në varfëri, në vedn që të mendohet siç po mendojë qeveritë e botës për t’i dhënë fund krizës energjitike. I pyetur nga gazetarët lidhur se cila është prioritarë, sigurimi i furnizimit me ujë 24 orë apo satelitët në hapësirë, Rama tha se këto dy gjëra janë të lidhura. Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, ai u shpreh për mediat se përmes satelitëve dhe dronëve do të kemi një kontroll mbi lumenjtë e vendit dhe do të identifikojmë çdo ndërhyrje mbi ta dhe shtretërit e tyre

Po sikur tu them unë se uji 24 orë lidhet edhe me satelitët, çfarë do të më thoni ju? Të gjitha bashkë. Meqë nuk kemi ujë 24 orë në gjithë territorin, kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta kontrollojmë territorin, kjo është e gabuar. Përmes satelitëve dhe dronëve do të kemi një kontroll mbi lumenjtë e vendit dhe do të identifikojmë çdo ndërhyrje mbi ta dhe shtretërit e tyre. Ashtu sikurse do të kemi një kontroll mbi mjedisin në kohë reale, për çdo cenim për sa i përket grumbullimeve ilegale të mbetjeve apo të prerjes së pyjeve. Këto janë  të lidhura bashkë. Nuk është se do të çojmë satelitë në Mars. Ne na duhen sy inteligjentë të një kapaciteti që i kalon ato njerëzore për të pasur informacion në kohë reale.”, dekalori Rama.

Ajo çfarë ngre në pikëpyetje është se çfarë do të ndodhë me informacionet që do sjellin dronët, pasi krimi në Shqipëri nuk është zhvilluar nga mungesa e informacionit për të. Shqipëria ka kryesur në raportet ndërkombëtare për krim dhe korrupsion, duke vërtetuar që ai nuk goditet edhe nëse autorietet janë në dijeni.

 

%d bloggers like this: