Drejt diktaturës? Rama kontroll absolut mbi median, kërkon rikthimin në parlament të paketës anti-shpifje

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka marrë në kontroll të plotë median, dukë e vënë në shërbim të tij për të qeverisur, sipas saj i lirë. Vokshi shtoi më tej se Rama përmes urdhërit për rikthimin në parlament të paketës anti-shpifje, që është kritikuar nga institucionet ndërkombëtare të medias, po provon çdo ditë se e ka forcuar kontrollin absolut mbi median, duke vënë në pikëpyetje demokracinë, e duke çuar vendit drejt regjimeve totalitare ku kufozohet lira e gazetarëve nga pushtetarët. Mes të tjerash demokratja ka publikuar dhe reagimin e europarlamentarit David Lega.

“Europarlamentari David Lega ngre shqetësimet e tij për rikthimin e paketës “antishpifje” për shqyrtim në kuvend pa marrë në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias.”, përfundon mesazhin e saj.

%d bloggers like this: