“Do ngrejmë satelitë në orbitë”/ Qeveria “Rama” në ajër me kokë, këmbë e projekte, vendi i zhytur në krizën më të rëndë në 30 vjet

Në një kohë që vendi po kalon një prej krizave ekonomike më të rënda në 30 vjet, që ka goditur biznesin dhe familjet e ka rritur nivelin e varfërisë, për çka organizmat ndërkombëtare si FMN dhe BB kanë ngritur alarmin, qeveria “Rama” është në ajër në të gjitha kuptimet e fjalës. Këtë gjendje e konfirmoi vet kryeministri Edi Rama, gjatë debatit-replikë me kreu  e opozitës në Kuvend në senacën e kësaj të enjte. Teksa shmangu llogaridhënjen për shkaqet reale që kanë cuar vendin në krizë energjtike, Rama foli për projekete e qeverisë së tij për të çuar në orbitë satelitë monitorues.

Për një projekt të monitorimit të territorit me anë të satelitëve, është hera e parë që flet kreu i qerisë, ndërsa për të nëjjtin qëllim qeveria ka mbyllur muaj më parë një marrëveshje me qvberinë tirke ne velrën e 8 milionë eurove për blerjen e dronëve ushtarak. Dronët superinteligjentë, tip IHA dhe SİHA janë prodhuar nga kompania “Baykar Defense” në Turqi, një vend që asnjëherë nuk është shquar në arenën ndërkombëtare për arritje në fushën e teknologjisë. Në datën 22 qershor të këtij viti, qeveria me anë të aktit normativ, ndryshoi buxhetin, ky zëri të sheonziembe në ministrinë e mbrojtjesiu shtuan edhe  1 miliard lekë për pajisjen me dronë në kuadër të marrëveshjes me Turqinë. Ekspertët e sigurisë kanë ngritur alarmin për  për projektin që u mbajt I fsjejtë për shumë kohë, deri në zmbulumin nga mediat turke. Sipas tyre, Turqia, triqia mund të ketë akses në të dhënat e grumbullara përmes monitorimit me dronët e prodhuar dje shoyur prej saj, cka cënon sigurinë kombëtare. Ndërsa sa i përket monitorimit me satelitë, një shkallë edhe më e e avancuar, e për rrjedhojë shumë më e kushtueshme, ende nuk ka detaje, vec deklaratës  së Ramës në kuvend.

 

%d bloggers like this: