Debate në Komisonin e Edukimit/ Boci-Kushit: Përdorët mësuesit për fushatë elektorale

Komisioni të Edukimit dhe Informimit Publik ku ministrja e Arsimit Evis Kushi është thirrur për një raportim, është shoqëruar me debate të forta/Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi tha se mësuesve iu është ushtruar presion gjatë kohës së fushatës dhe iu janë kërkuar kartat e identitetit. Kjo akuzë është mohuar nga ministrja Kushi, e cila tha mësuesit nuk janë marrë më me detyrim për të qenë pjesë e fushatave.  Boci u ndal tek ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në shkollën “Çajupi” në Tiranë, ku pati një përplasje mes dy mësuesve.Ai pyet drejtpërdrejt se përse nuk pati reagim nga Ministria e Arsimit,- duke shtuar se kjo ngjarje impaktoi të gjithë mësuesit.Kushi tha Zyra Arsimore veproi në kohë pas verifikimeve institucionale. Kushi nuk e vlerëson aq të rëndë ngjarjen që tronditi nxënesit në Shkollën Cajupi, duke thënë se nuk mund të hiqet mësuesi me një të rënë të lapsit.Ajo pranoi se sistemi arsimor në vend ka edne shumë punë për të bërë.

 

 

%d bloggers like this: