Çudira shqiptare/ Qytetarët vuajnë për kafshatën, qeveria Rama dërgon satelitë në hapësirë

Në një kohë kur vendi ynë po përballet me krizën e rëndë ekonomike, e cila ka varfëruar edhe më tej qytetarët shqiptarë, të cilët e kanë të pamundur të përvallojnë rritjen e çmimeve në raport me të ardhurat mujore që fitojnë, Qeveria Rama shpenzon mijëra dollarë për dërgim e satelitëve në hapsirë. Kryemninstri paralajmëro në sesionin e fundit në Kuvend, se Shqipëria vitin e ardhshëm do të lëshojë dy satelitë në orbitë. Këtë të mërkurë, ai ka publikuar një video, ku tregon se sateliti i parë, i quajtur “Albania 1”, do të lëshohet në orbitë në muajin mars të vitit 2022. Ndërsa sateliti i dytë, “Albania 2”, pritet të lëshohet në muajin qershor.

“Shqipëria në orbitë, e pabesueshme, por e vërtetë”, dëgjohet të thotë Rama në videon e ilustruar.

Çudirat shqiptare nuk kanë të ndalur pasi më herët, Rama ka deklaruar se satelitët do ndihmojnë për kontrollin e territorit, “Dronat, po e po, por edhe satelitët në mënyrë që kontrolli mbi territorin, mbi trafiqet, kontrolli mbi kufijtë, kontrolli mbi gjithçka të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duar e atyre që kontrollojnë me sy që në atë pikë nuk është se dallojnë shumë me njëri-tjetrin”,është shprehur kreu i qeverisë, në një kohë ku raportet e shumta ndërkombëtare tregojnë kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni, për të cilët deri më tani nuk ka pasur asnjë ndëshkim.

 

%d bloggers like this: