Çmimet e papërballueshme/ Propozimi i opozitës për tvsh nga 20% në 6 % mbeshtetet nga qytetarët, të miratohet nga qeveria

Nënkryetari i PD, Ervin Salianji, mori në Korçë, mbështetjen e shumë qytetarëve për nismën e selisë blu, për uljen e tvsh nga 20% në 6%. Ata  u ankuan se rritja e çmimeve është bërë e papërballueshme, duke mirëpritur kërkesën që do depozitojë PD për uljen e TVSH-së për mallrat e shportës ushqimore.

Ervin Salianji: Sa pension merr?

Qytetarja:100 mijë lekë marr. Çfarë t’i bëj ato 100 mijë unë?!

Ervin Salianji: Çmimet janë rritur, bukën e rritën këta

Qytetarja: Buka, ushqimet në përgjithësi. Po rritet buka në këtë kohë. Të shkojë buka 1 mijë lekë.

Qytetarja: Kam 9 fëmijë. Burri më ka lënë, dritat m’i kanë prerë, asistencë nuk kam. Kam nxjerrë dy çupa për të lypur. Kjo më mban. Çfarë të bqj, të marr bukë? Të paguaj dritat? Shiko unë jam e sëmurë, dritat nuk shkoj dot t’i paguaj.

Ervin Salianji: Ju ndihmoi gjë qeveria? Të jep asistencë, ndihmë?

Qytetarja: Asnjeri. Jo fare.

Ervin Salianji: Ne tani kemi bërë një propozim që të ulen çmimet e shportës, të ulen ushqimet.

Qytetarja: Ju lumtë.

Ervin Salianji: Të shkojë TVSH-ja 6%. Po nuk u ulën çmimet e shportës nuk ia del dot. Çfarë do të bësh me 100 mijë lekë? Propozimi që bëjmë ne duke ulur me 6%, shkon: nëse është çmimi sot i vajit 2 mijë e 300 lekë, shkon 2 mijë lekë. Nëse sheqeri është 80, shkon 70, nëse mielli shitet 140 shkon 120 që të ketë mundësi të jetohet. 97% e njerëzve nuk ushqehen sipas standardeve. Ja ku janë njerëzit të dalin të flasin

Qytetari: Këtu mund të bëj 30 mijë lekë. Vetëm sigurime paguaj 90 mijë lekë. Them ta mbyll se nuk e përballoj dot me taksat. Të gjithë janë me listë. Ta tregoj edhe fletoren

Ervin Salianji: Në vend që t’i ulin çmimet po ii rrisin që të bëjnë para për veten e tyre. Rritën edhe çmimin e miellit.

 

%d bloggers like this: