Bien shifrat e Covid në Kosovë/ Ja sa infektime u regjistruan në 24 orët e fundit

Në Kosovë shifrat e të infektuarve dhe viktima të shkaktuara nga Covid vijojnë të shkojë drejt uljes. Ministria e shëndetësisë  bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid 2 pacientë. Po ashtu mësohet nga se nga 3 mijë mostra të dyshuara, 23 persona kanë rezultuar mbartës të virusit vdekjeprurës. Kanë arritur ta fitojnë betejën me Covid-19, 114 persona, ndërkohë që numri i rasteve aktive ka arritur në 2.237.  Që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, e deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 565,799 persona.

%d bloggers like this: