Bien infektimet në Kosovë/ 20 raste të reja me Covid dhe 158 pacientë të shëruar

Në Kosovë janë raportuar 20 raste të reja me koronavirus, nga 1.467 mostra të testuara. Në njoftimin ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se për të tretën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë humbje jete. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 158 pacientë, ndërkohë që aktualsiht raste aktive me koronavirus janë 786. Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima. Deri të premten, mbi 656,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

%d bloggers like this: