BE vlerëson zgjedhjet: Kosova është një demokraci e vërtetë me një debat të vërtetë/ Përjashtim bëjnë komunat me shumicë serbe

Zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, në përgjithësi janë vlerësuar pozitivisht, me përjashtim të komunave të banuara më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, vlerëson Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian. Shefi i Misionit Lukas Mandl, në konferencën për media, të martëntha se procesi zgjedhor është organizuar mirë dhe në mënyrë efikase. Pluraliteti i kandidatëve ka ofruar për votuesit një zgjidhje të vërtet, më përjashtim të komunave më shumicë serbe.

 “E kemi parë që Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës, madje ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe dhe aktivistëve të tyre. Për fat të keq gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në gara për kryetarë të komunave, financimi i fushatës nuk ishte transparentë”

Ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit e BE-së, kanë vizituar 400 vendvotime në nivel vendi, tha ai, duke shtuar se votimi ka qenë i rregullt dhe i qetë. Edhe, Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve për ushtrimin e qetë dhe paqësor të së drejtës së tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit lokal.

“Këto zgjedhje komunale kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë me një debat të vërtetë mes kandidatëve dhe partive politike që propozojnë politika alternative. Sot, më shumë se kurrë Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit dhe standardeve demokratike për rajonin”

Edhe von Cramon, përmendi se në komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës ka pas presion nga Lista Serbe dhe aktivistët e saj.

Zgjedhjet e 17 tetorit janë të dytat që janë organizuar në kohë pandemie. Europarlamentarja tha se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që në mënyrë efikase t’i zbatojë procedurat zgjedhore dhe nuk është vërejtur ndonjë parregullsi e madhe, qoftë në periudhën parazgjedhore, apo ditën e zgjedhjeve”. Organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e zgjedhjeve të 17 tetorit, gjithashtu kanë pohuar se janë vërejtur disa parregullsi, por të cilat nuk mund ta cenojnë integritetin apo besueshmërinë e zgjedhjeve

 

%d bloggers like this: