Basha me ambasadorin holandez/ Masakra zgjedhore dhe integrimi i Shqipërisë në BE, fokus i takimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mirëpritur ambasadorin holandez Reinout Vos, ndërsa ka zbuluar se çfarë u diskutua në takim. Përmes nje postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se ndau me ambasadorin shqetësimin për shkeljen e çdo standardi në zgjedhje dhe gjithashtu diskutoi për sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit.

“Mirëprita ambasadorin hollandez @ReinoutVos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet,” shkruhet në postimin e Bashës.

%d bloggers like this: