Basha flet për shkarkimin e Nokës: Nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale, shpifjet i shërbejnë Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një prononcimi për mediat nga selia blu,  komentoi këtë të Martë shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të komisionit parlamentar të sigurisë, të lajmëruar vetëm një ditë më parë.

“Zotit Noka i kam komunikuar shkarkimin si nënkryetar i komisionit të sigurisë dhe e kam paralajmëruar se s’mundet që PD që ka kundërshtar armikun e shqiptarëve (Edi Ramën), të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë si opozitë ndaj këtij regjimi”, tha Basha pas një takimi me ministren britanike për Europën.

Ai theksoi se “s’mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në bunkerë për interesat e veta personale”.

“Sajesat dhe shpifjet që i shërbejnë Ramës bëhen për të demoralizuar demokratët, kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim në 9 Shtator në përputhje me përgjegjësitë”, shtoi Basha.

 

%d bloggers like this: