Asnjë humbje jete dhe 30 infektime me Covid/ 1.676 raste aktive në shkallë vendi

Nga 2 mijë mostra të dyshuara, vetëm 30 persona kanë rezultur mbartës të kronavirusit në Kosovë, duke shënuar një ulje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë po ashtu bëri me dije të enjten se, në 24 orët e fundit nuk është regjisruar asnjë viktimë, ndërsa janë shënuar edhe 94 të shëruar. Aktualisht raste aktive janë 1.676. Procesi i vaksinimit vijon të ecë me rimte të larta. Sipas të dhënave të përditësuara mësohet se mbi 580.000 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave. Kujtojmë që në Kosovë qytetarët vaksinohen vetëm me vaksina të certifikuara nga EMA.11

%d bloggers like this: