Abortimi i krizës energjitike/ Vasili: Mashtrim i Kryeministrit Rama për të mbushur arkën e shtetit, drejtësia e kapur nuk heton

LSI përmes nënkryetarit Petrit Vasili ka reaguar lidhur me krizën energjitike, duke cilësuar një mashtrim të radhës nga kryeministri Edi Rama. Përmes një prostimi në facebook Vasili thekson se deklarata e Ramës se familjet dhe biznesi i vogël nuk do të preken nga rritja e çmimit të enrgjisë, ishte një grackë e re për të mbushur arkën e boshatisur të pushtetit, teksa shton se në këtë moment të shpërdorimit të detyrës nga kryesocialsiti, SPAK duhet të hetojë.

“Rama foli per kataklizem energjitike, foli e tha qe çmimet jo vetem do te rriten, por nuk do te ulen edhe kur kriza te kete mbaruar. Por sapo qe i gjithe opinioni dhe politika u ngrit ne kembe, Rama i trembur gjer ne palce u terhoq turpshem. Në këtë moment kur shpërdorimi i postit të kryeministrit ka arritur kulmin dhe që është roli i drejtësisë përballë abuzimit të dhunshëm të postit shteteror dhe pasojave që ai ka mbi njeriun e thjeshtë. Ndaj të gjithë pyesim me zë të lartë: përse SPAK-u ka taposur gojën? Përse SPAK-u mbyll sytë dhe nuk heton Qeverine OSHE dhe KESH për shpërdorimin e tmerrshem me paratë publike dhe dëmin kolosal? Përse SPAK- nuk heton kryeministrin që shpërdoron pushtetin për deklaratat destabilizuese për gjoja krizë duke tronditur shqiptarët? Edhe sa kohë SPAK-u do vazhdojë të funksionojë me regji? Edhe sa kohë SPAK- u do vazhdojë eskursionet nga Lushnja, Pogradeci, cironkat e deri tek RTSH, por pa u ndalur kurrë e kurrë te Qeveria?”, shkruan Vasili.

Numri dy i kësaj forcë politike shkruan ndër të tjera se kriza është e stisuar nga Rama, kërkon ndëshkim të rreptë nga drejtësia. Ai shtoi më tej se drejtësi e ashtuquajtur e “re” nuk përballet me këtë manipulim publik kaq të rëndë, se nuk përballet as me korrupsionet e OSHE dhe të KESH, nuk perballet as me Teatrin, Inceneratorët, Becchetin, pasi kjo e fundit, sipas tij është kapur nga kreu i qeverisë, ndaj dhe pandëshkueshmëria në vedn është rritur më shumë se kurrë.

 

 

 

 

%d bloggers like this: