10 raste të reja me Covid në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se janë regjistruar dhjetë raste të reja me koronavirus, dukë shënuar kështu një ulje të ndjeshme krahasur me një ditë më parë. Sipas njoftimit, numri i rasteve të reja del pas testimit të 2,484 mostrave, përkatësisht 0.40 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19. Po ashtu bëhët me dije se për të dytën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë humbje jete. Në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 82 persona. Sipas të dhënave të përditësuara raste pozitive më koronavirus janë 673.

%d bloggers like this: