1/3 e popullsisë jeton në varfëri/ Ministrja e Financave përgënjeshtron BB: Kemi rritje ekonomike

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, injoron raportet ndërkombëtare, të cilat theksojnë se mbi 30% e popullsisë në vendin tonë, po jeton në varfëri, situatë që pritet të zgjasë të paktën deri në vitin 2023. Duke hedhur poshtë këto të dhëna shqetësuese Ibrahamij thotë se, në të gjithë analizën e ardhur nga FMN-ja dhe nga Banka e Shqipërisë, nuk ka asnjë sinjal për varfërim të xhepave të shqiptarëve, ndërsa shtoi se pagat janë rritur përgjatë viteve të kaluara dhe do të vazhdojnë të rriten në bazë të programit të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Me gjithçka u raportua pas mbledhjes së qeverisë,  e vërteta nuk shfaqet askundi. Ajo është e pasqyruar vetëm në raportet e organizatave prestigjoze, dhe nga hallet e qyettarëve, të cilët sic theksoi edhe BB, janë më të varferit në rajon. Po sipas këtij raporti, Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, numri i të punësuarve ishte 33 mijë më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Për Shqipërinë, duke iu referuar një skenari optimist, nëse pjesëmarrja në forcën e punës dhe punësimi rritet përsëri, varfëria mund të vazhdojë rënien në një skenar optimist nën 30 për qind deri në vitin 2022.

%d bloggers like this: