Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Basha: Ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi, misioni i saj të bëhet i joni

Kryeopozitari Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në 5-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke e cilësuar si një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Përmes një postimi në profilin zyrtar Basha shkruan se mënyra më e mirë për ta nderuar Nënë Terezën është ta shndërrojmë misionin e saj në misionin tonë, ndërsa shton se duhet besuar se edhe në ditët më të vështira “e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen!”.

“Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje, të braktisurit e të sëmurët, për të sjellë shpresë për një jetë më të mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat që si të vetmen zgjidhje shohin emigracionin, me besimin se edhe në ditët më të vështira, e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen”, shkuan Basha.

%d bloggers like this: