Meta nga Korça: Demokracia në vend në gjendje problematike, Covid po rikthehet fuqishëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi se demokracia në vend është në një gjendje problematike. Në një prononcim për mediat, nga Korca Meta foli edhe mbi fillimit e punës së Kuvendit, ndërsa shpreson që të arrihet një parlament funksional për vedmosjen e demokracisë.

“Situata me demokracinë në vend është në një gjendje problematike, nuk është sic do të donin shumë përfshi edhe mua pas 25 prillit, por padiskutimin është më mirë se para 25 prillit, në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues e funksional. zero opozitës. Aktualisht pas 25 prillit, janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një parlament funksional dhe ai është qëllimi im kryesor.”- u shpreh Meta ndërsa apeloi për kujdes ndaj situatës me pandeminë në vend.

“Të gjithë të jenë të kujdeseshëm në këtë situatë ka një tendencë të përkeqësimit e rikthimit të në vale tjetër”- apeloi Presidenti, teksa kujtojmë se numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm, ku vetëm ditë e djeshme u regjistruna afrër 1 mijë raste të reja.

%d bloggers like this: