META DEKRETON RAMËN KRYEMINISTËR PRITET EDHE KABINETI QEVERITAR/ S’NJIHET PRESIDENTI, PO QEVERIA E DEKRETUAR PREJ TIJ ?

Presidenti Ilir Meta dekretoi Edi Ramën në detyrën e kryeministrit të Shqipërisë. Zyra për shtyp e Presidencës publikoi të shtunën përmbajtjen e dekretit që hyn në fuqi menjëherë. Dekreti vjen në një kohë kur Ilir Meta është në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, për të lënë në fuqi ose jo, vendimin e maxhorancës socialiste në Kuvendin e kaluar që e shkarkoi atë nga detyra e Kreut të Shtetit. Pas dekretimit të Ramës në krye të qeverisë, pritet dekretimi edhe i kabinetit të tij, për t’u betuar më pas, para Presidentit që nuk e njohin.

%d bloggers like this: