Lufta me pandeminë/ Nga shkurti në maj qytetarët shpenzime rekord për barna mjekësore, qeveria asnjë rimbursim

Lufta me virurin vdekjeprurës Covid-19 prej afro dy vitesh ka rritur ndjeshëm përdorimin e pordukteve farmaceutike e mjekësore. Ndonëse qeveria në programin e saj pati premtuar rimburimin për shumat e majeme lidhur me ilaçet që qyetatët kanë shpenzuar për kurmin e kësaj sëmundje, e gjitha rezultoi të ishtë një tjetër propagandë rilindase. Qytetarët shqiptarë janë përpallur të vetëm me pandeminë, ku shumica prej tyre si pasojë e vështirësive ekonomike kanë marrë edhe borxh për të siguruar barnat mjekësore. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se rritja e shpenzimeve për produkte farmaceutike e mjekësore nisi që në qershor të vitit të kaluar, pas hapjes së ekonomisë nga karantina tre mujore dhe fillimit të përhapjes së pandemisë. Grafiku “Ndryshimi vjetor i tregtisë me pakicë, Produkte farmaceutike, mjekësore, Janar 2020- qershor 2021” tregon një lidhje direkte të valëve të pandemisë me rritjen e ndjeshme të shpenzimeve konsumatorë për barna. Ato kulmuan në shtator- dhjetor 2020 kur ishte dhe vala e parë e fortë e Covid-19 që rriti shtrimet në spital, shtoi vdekjet dhe detyroi shumë njerëz që të vetë mjekoheshin në shtëpi nga tjengropja e spitaleve me pacientë. Volumi i tregtisë me pakicë për produktet farmaceutike dhe mjekësore në dhjetor u rrit me 36% në dhjetor, në raport me muajin e mëparshëm, kur situata ishte normale. Pas qetësimit në janar 2021, rritja ishte sërish e fortë në shkurt-prill 2021, kur një tjetër valë rriti ndjeshëm mbingarkesën në spital dhe rastet e fataliteteve, duke shtuar dhe shpenzimet për produkte farmaceutike e mjekësore me 25.3%. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se që nga fillimi i pandemisë, që efektet i dha duke nisur nga tremujori i dytë 2020, vdekjet shtesë janë rritur ndjeshëm në vend, në krahasim me mesataren para pandemike 2016-2019. Sipas tremujorëve, shtesa më e lartë e jetëve të humbura ishte në tremujorin e katër 2020 (+3,380) dhe të parin 2021 (+3,322), që përkon dhe me periudhën kur në vend kishte një rritje të rekord të shpenzimeve për barna. Të dhënat e tjera të konfirmuara nga Komisioni Europian bëjnë të ditur se në 2020-n, Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19. Në grafikun e publikuar nga KE, vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019..

%d bloggers like this: