977 raste të reja me Covid dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Sitauta epidemilogjike e koronavirusit në vendin tonë mbetet pothuajse pandryshueshme krahsuar me një ditë më parë. 4 humbje jete dhe 997 raste të reja nga realizimi i 6.308 testimeve u regjistruan në 24 orët e fundit, kështu raportoi të premten Ministria e Shëndetësisë. Viktimat e fundit ishin të moshës 82-88 vjeç vjeç. Në 24 orët që lam pas, numrin më të lartë të infektimeve, e ka shënuar kryeqyteti, Tirana me 345 raste, 59 në Shkodër, 39 në Berat, 33 në Durrës, nga 32 raste në Krujë, Lushnje, Vlorë, nga 29 raste në Kurbin, Fier, nga 26 raste në Lezhë, Sarandë, 23 në Kamëz e më pak rastë në bashkitë e tjera. Megjithë rënien e ndjeshme të infektimeve gjatë ditës së sotme, numri i rasteve aktive mbetet ende i lartë, rreth 12,582 në shkallë vendi.

%d bloggers like this: