30 viktima e mbi 680 infektime në 24 orë/ 1.043 pacientë në spitale, 64 në gjendje të rënduar

Situata e pandemisë në Kosovë sa vjen e përkeqësohet nga rritja masive e viktimave dhe infektimeve. Në vetëm  24 orët e fundit kanë humbur jetën 30 qytetarë, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të viktimave të raportuara gjatë valës së fundit. Po ashtu bëhet me dije se kanë rezultuar mbartës të virusit vdekjeprurës mbi 685 të tjerë. Sipas të dhënave të përditësuara mësohet se kanë arritur të fitojnë betejën me Covid-19, 1.384 pacientë, teksa aktualisht numri i rasteve aktive ka arritur në 19.923. Në spitalet Covid po trajtohen 1.043 pacientë, 64 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar.

%d bloggers like this: