20 VJET NGA SULMI TERRORIST NË SHBA BASHA: QËNDROJMË KRAH PARTNERIT STRATEGJIK NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT DHE MBROJTJES SË VLERAVE QË NA BASHKOJNË

 

Në 20-vjetorin e sulmit ndaj kullave binjake në New York, ngjarjes që tronditi botën dhe ndryshoi kursin e politikës globale, Kryetari i PD Lulzim Basha, rikonfirmon pozicionin krah SHBA, si partneri ynë strategjik. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në Twitter, Basha shprehet: “Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona”, e mbyll mesazhin e tij kreu demokrat.

%d bloggers like this: