Vijon beteja me zjarret/ Mitsotakis: Me rëndësi që shpëtuan jetët njerëzore, kemi nxjerrë mësime

Greqia po përballet ende me zjarret nga toka dhe nga ajri. Ndërsa kanë   filluar të bëhen përllogaritjet e para të dëmeve, kryeministri i vendit Qiriakos Micotaqis, e quajti gjithsesi sukses faktin se u shpëtuan  jetët e njerëzve, teksa foli gjatë një konferemcë për shtyp për masat e rimëkëmbjes dhe mësimet që duhen nxjerrë nga katastrofa.

“Kriza klimatike na tregon se gjithçka duhet të ndryshojë. Nga funksionimi i shtetit tek sjellja e përditshme e qytetarit,” tha ai, duke shtuar se “qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë jetën, njerëzit dhe jetën”. Kjo pasohet nga mbrojtja e shtëpive, infrastruktura kritike dhe mjedisi. Kriza klimatike tani kërkon një qasje tërëisht të ndryshme. Kushtet e reja justifikojnë zgjedhjen time për ta bërë mjedisin një përparësi kombëtare. Burimet e Fondit të Rimëkëmbjes na japin mjete shumë të forta financiare. Me ligjin e ri të klimës që do të miratohet në muajt e ardhshëm, Greqia do të paraqesë propozime të guximshme në forume ndërkombëtare. Trajtimi i ndryshimeve klimatike do të jetë një çështje kryesore në MED9. “Ambicia ime është të nënshkruaj Deklaratën e Athinës për trajtimin e ndryshimeve klimatike në Mesdhe”, u angazhiaa mitsotaqis.

Ndërkohë në vendin fqinjë ka vijura e ashpër beteja me zjarret, si nga toka ajshtu edhe nga qielli. Në Neochori, Arkadia, zjarrte e aktivizuan fuqishëm dukëp ërshire banesa e magazine brenda një kohe të shkurtër. Forcat ajrore dhe tokësore që veprojnë në vend po luftojnë për të shmangur kërcënimin e zonave fqinje të banimit.

Zjarrfikësit në Gortynia po luftojnë për t’i mbajtur flakët larg zonave të banuara. Sipas komandantit të shërbimeve të zjarrit të Peloponezit, në zonat që po digjen po ndodhin shpërthime të vazhdueshme. Ndërsa zjarret e shumta në Halkidiki, që shpërthyen një natë më parë nga rrufetë e panumërta,  raportohet se po vihen nën kontroll.

 

%d bloggers like this: