Situata kritike me zjarret/ Mbeten pa energji elektrike 6 zona në Tiranë

Teksa vendi është pushtuar nga flakët nga veriu në jug si pasojë e temperaturave të lartë, të cilat kanë arritur në shifra rekord, qindra qytetarë po përballen me dëmet kolosale që ka sjellë prania e flakëve. Ndërhyrja  e autoriteteve me vonëse jo vetëm që ka rrezikuar jetën e banorëve, por edhe ka shkatuar dëm të pallogaritshme nga djegia e mijëra hektarë toke. Megjithatë po vijohet të punohet për shurjen e flakëve, tashmë dhe me ndihëmn e ndërkombëtareve, të cilët kanë sjellë dy helikopterë si mbështetje. Nisur nga kjo situatë , këtë të mërkurë është stakuar nënstacioni NST Valias, si masë paraprake për shkak të zjarrit të rënë pranë këtij nënstacioni. Për shkak të kësaj masë janë lënë pa energji 6 fidera 6kV që furnizojnë zonat: Bërxullë, Domje, Bathore, Breg Lumi, Qerekë, Tapizë, Laknas, Valias , Çekreze dhe Kasallë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se nënstacioni do të mbahet i stakuar deri në eliminimin e plotë të rrezikut të zjarrit.

%d bloggers like this: