Shmanget tragjedia/ Mbi 700 migrantë nga Libia e Tunizia shpëtohen afër brigjeve të Mesdheut

Më shumë se 700 migrantë, në përpjekje për të kaluar Mesdheun, u shpëtuan gjatë fundjavës, veçanërisht në brigjet e Maltës dhe Libisë, njoftoi  ”SOS Mesdhe”, një OJQ evropiane. “SOS Mediterrane” tha se anija ka kryer gjashtë operacione në ujërat ndërkombëtarë prej 31 korrikut. Migrantët vazhdimisht nisen me anije nga Libia dhe Tunizia për të arritur në shtetet e Bashkimit Evropian përmes Mesdheut. Kalimi është i rrezikshëm dhe anijet e tejngarkuara shpesh përballen me vështirësi duke marrë edhe jetën migrantëve.  Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 930 migrantë kanë vdekur në Mesdhe vetëm këtë vit. Libia është një prej pikave më të shpeshta të nisjes, ndërsa pjesa më e madhe e migrantëve tentojnë të arrijnë në brigjet italiane, rreth 300 kilometra larg.

%d bloggers like this: