Shembja tinzare e TK me urdhër të Ramë-Veliajt/ SPAK nis hetimet për shpërdorim detyre

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri me dije të mërkurën se, ka nisur hetimet për shembjen tinzare të Teatrit Kombëtar në maj të 2019, me urdhër të kreut të egzekutivit Edi rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, për të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën me lëshimin e udhërit për rrënimin e godinës. SPAK përmes një shkrese dërguar Sekretarit për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka se kallëzimi i bërë nga e djathta në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal.

“Ju bëjmë me dije se edhe kallëzimi i bërë nga subjekti politik ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’ protokolluar pranë kësaj Prokurorie më 4.6.2020 është bashkuar me këtë procedim penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota e të gjithanshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informojmë në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me përmbajtjen e akteve hetimore të këtij procedimi penal, do të njiheni në përfundimin e hetimeve paraprake,”– thuhet ndër të tjera në letër.

Vetëm Aleanca për Mbojtjen e Teatrit ka dorëzuar dy padi në SPAK, ku të kallëzuar Kryeministri, Zv, kryeministri, zyrtarët më të lartë të Bashkisë Tiranë, drejtuesit e Policisë, drejtori i Teatrit Kombëtar, Ministrja e Kulturës dhe ajo e Financave. Sipas AMT shembja e Teatrit Kombëtar është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe për këtë të gjithë ata që kanë firmosur duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ndërsa, Partia Demokratike i kërkon SPAK që të arrestojë Erjon Veliajn, pasi sipas tyre ai është autori dhe përgjegjësi direkt për shembjen e Teatrit. Godina e TK u shemb të dielën në 17 maj, orët e para të mëngjesit. Aksioni i IMT u ndihmua nga forca të shumta policie, të cilat përdorën dhe dhunën për të nxjerr protestuesit nga godina.

%d bloggers like this: