Sërish shifra të larta nga Covid/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se nga 4799 testime të realizuara kanë rezultuar pozitivë me Sars-Cov-2, 274 persona. Ndërsa nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit, janë shëruar 46 pacientë.

Rastet e rejan janë regjistruar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin.

Aktualisht janë 1752 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku 645 raste numërohen vetëm në Tiranë. Shkodra numëron 249 raste aktive, duke u renditur si qarku i dytë më i prekur, pasuar nga Fieri me 172 raste, Vlora me 163 dhe Elbasani me 148 raste.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë, me një rritje me 3 pacientë më shumë të shtruar se një ditë më parë. Nga raportimet mësohet se kryesisht pacientët që kërkojnë ndihmë të specilaizuar janë të moshës mbi 50 vjeç, por nuk mungojnë as ata të moshës 30 vjeç. Mësohet se të paktën 2 pacientë ndodhen në gjendje më të rënduar dhe janë në intubim.

Statistika (12 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 274
Të shëruar në 24 orë 46
Të shtruar në spitale 37
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4799

Testime totale 947,527
Raste pozitive 134,761
Raste të shëruara 130,549
Raste Aktive 1,752
Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 645
Shkodër 249
Vlorë 163
Elbasan 148
Fier 172
Lezhë 95
Durrës 90
Berat 44
Kukës 38
Gjirokastër 56
Korçë 37
Dibër 15

%d bloggers like this: