Selia blu mbledh sot Këshillin Kombëtar/ Të besuarit e Bashës që do marrin postet e rëndësishme në PD

Gjatë ditës së sotme rreth orës 18:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për të zgjedhur ekipin e ri. Në mandatin e tretë në opozitë, kreu i selisë blu Lulzim Basha ka vendosur ta drejtojë PD me ekip të ri. Gjatë javës Basha ka takuar secilën prej figurave kryesore të PD-së për të diskutuar me ta pozicionet e reja, duke nisur nga Edi Paloka e Edmond Spaho që nuk do të jenë më nënkryetarë të Partisë Demokratike pas tetë vitesh në këto pozicione.

Mësohet se nënkryetarët të rinj do të jenë katër, Alfred Rushaj, i cili do të mbajë postin e kryetarit të grupit; Enkelejd Alibeaj që do të jetë edhe nënkryetar i Parlamentit; Jorida Tabaku, që do të ketë detyrën për të mbajtur marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe Grida Duma.

Numri dy i PD-së do të jetë sërish Gazment Bardhi. Ekipi i ri do të hidhet në votim pasditen e së hënës kur të mblidhet Këshilli Kombëtar. Lëvizje pritet të ketë edhe në Departamente, të cilat kreu i demokratëve Lulzim Basha, Basha kërkon ti rikthejë.

Në departamente pritet të ketë  emra si Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku, Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Gazmend Koduzi, Bardh Spahia, Fitim Zekthi, Ina Zhupa, Orjola Pampuri e deri tek Flamur Noka apo Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Rokadë pritet të ketë edhe në kryesi.

Në mbledhjen e së hënës , PD do të vendos edhe sjelljen politike me kuvendin, pas më shumë se dy vitesh bojkot dhe mosnjohje të tij.  Shefi I selisë blu Lulzim Basha është shprehur se nuk I njeh zgjedhjet e 25 prillit, për të cilat thotë se janë masakra më e madhe elektorale në 30 vite pluralizëm, ndersa ka thënë se betejën  me urdhëruesit e masakrës do ta vijojë në parlament.

 

 

 

%d bloggers like this: