Rritja e infektimeve, rrezikohet jeta e qytetarëve/ Vasili: Lënia e lirë e virusit, Qeveria po përsërit gabimin

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili të enjten është shprehur se rritja e numrit të personave të infektuar me Covid-19 është tepër serioze, duke rrezikuar një përsëritje të situatës. Në një shënim në rrjetin social Facebook, Vasili thekson se brenda pak ditësh rritja e rasteve me koronavirus është serioze dhe e dukshme, pasi prej datës 9 gusht kur ishin 69 raste pozitive, në datën 11 gusht janë 284 raste, një rritje prej 400% brenda fare pak ditësh.

Sipas tij, shifrat flasin vetë dhe janë shumë problematike.

Një vit më parë në 2020, në gusht ishin 141 raste pozitive me Covid, pra rreth gjysma krahasuar me këtë vit, duke mos harruar që pasoi një vjeshte e dimer shumë i rëndë, me vdekje të shumta dhe me mijëra e mijëra infektime të pa verifikuara e të patrajtuara ose të trajtuar keq dhe spontanisht”, citohet nga mesazhi i tij.

Ai thekson se nuk duhen përsëritur kurrsesi gabimet e një viti më parë, duke theksuar se qendrimi qeverisë “për ta lënë zhvillimin e virusit dhe të situatës në rrjedhje të lirë” është jo vetëm shumë i gabuar por edhe me pasoja të paimagjinueshme për jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

%d bloggers like this: