Rrezikojnë jetën, zjarrëfikësit pa kushte minimale pune/ Rama shpenzon paratë e buxhetit në tendera

Lidhur me situatën kritike të zjarreve në vend ka reaguar sërish nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili akuzon kreun e ekzekutivit, Edi Ramën se po grabit paratë në tendera në një kohë që zjarrfikësit nuk kanë para për të blerë rroba.

Vasili thekson se Rama më tepër bën gazetarin sesa kryeministrin. “O derëzi, se i le zjarrfikësit pa rroba pune duke u rrezikuar jetën. Edi Rama informon për zjarret nepër Botë duke bërë gazetarin dhe jo kryeministrin nga Kanadaja e deri në Turqi e gjetkë, sikur Shqipëria nuk ekziston. Edi Rama ka detyrë të zgjidhë zjarret në Shqipëri dhe të ngrerë qeverinë në këmbë jo të bëjë gazetarin e një portali. Ky bën gazetarin ndërsa Zjarrfikësit s’kanë as rroba pune minimale, që tu lejojnë të bëjnë punën, por edhe të mbrojnë edhe jetën e tyre. Rama me shokë që blenë një kapele polici 350 euro nuk kane lekë për rrobat e zjarrfikësve”, shkruan Vasili.

%d bloggers like this: