Qeveri jotransparente me popullin/ Vasili: Besa e shqiptarëve nuk ka nevojë për sekser Ramën

Nga Petrit Vasili

Shpërdorimi vulgar i besës së shqiptarëve është bërë pandemik.

Po po besa e shqiptarëve është dhënë gjithmonë duke u parë në sy e duke shtrënguar dorën.

Ndërsa për ardhjen e afganëve shqiptarët nuk i pyeti askush, nuk i sqaroi askush dhe nuk bëri transparencë askush.

Shqiptarët u gdhinë dhe dëgjuan mediat vizive  elektronike e të shkruara që trasmetonin muhabetet e Ramës me afganë, me mallkime dhe me histerinë e zakonshme të një kryeministri patoligjik, që ka frikë nga populli i tij.

Shqiptarët u gdhinë me rrëmbimin e besës së tyre nga kryeministri, që vepron në mënyre okulte dhe pas shpinës së tyre.

Pse trembet kryeministri që të jetë trasparent me popullin dhe të kërkojë besën e popullit.

Kryeministri nuk është as pronar i popullit dhe as i qeverisë është thjesht administratori i radhës.

Besa jepet sy në sy dhe nuk i jepet borxh askujt.

Shqiptarët i dhanë besën dhe ndihmuan qindra mijra vëllezër nga Kosova vite më parë dhe prandaj nuk kanë nevojë për sekserin Edi Rama.

Turp që shqiptarët e besës u prenë në besë.

%d bloggers like this: