Përshkallëzohen masat kufizuese/ Njihuni me kushtet e reja për udhëtimet drejt Greqisë

Përkeqësimi i situatës epidemiologjike të koronavirusit me praninë e variantit Delta, i cili ka shumëfishuar numrin e të infektuarve, ka detyruar fqinjin tonë jugor, Greqinë që të përshkallëzojë masat kufizuese sa i përket udhëtimeve drejt këtij destinacioni. Sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme bëhet me dije se shtetasit shqiptarë që duan të udhtojnë drejt Greqisë, duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi nëse i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës, ose testin negativ të koronavirusit nëse nuk kanë kryer asnjë vaksinë. Të njëjtat kritere janë edhe për fëmijët e moshës mbi 12 vjeçare dhe dokumentet do të kërkohen në të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

%d bloggers like this: