Përkeqësohet situata pandemike, BE merr vendimet e para drejt mbylljes/ Ndërpret udhëtimet jo të domosdoshme me Kosovën, MV, Malin e Zi, SHBA

Përkeqësimi në nivele rekord i situatës pandemike në Kosovë, MV dhe malin e zi, ka detyruar BE të ndalojë udhëtimet jo të domosdoshme me të treja këto shtete. Të njëjtin vendim ka marrë unioni edhe  për shba, Izraelin dhe Libanin.

Agjencia e lajmeve Reuters, referuar burimeve diplomatike, tha se BE do të këshillojë vendet anëtare të ndalojnë udhëtimet jo të domosdoshme nga këto vende për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19 javët e fundit.

Në qershor shumica e vendeve të BE-së i hapën kufijtë për turistët e këtyre vendeve me detyrimin e paraqitjes së certifikatës së vaksinimit, testit serologjik ose testit të Covid-19.

Kosova raportoi 36 viktima të djelën, dhe qeveria vendosi të hënën masa shtesë kufizuese dhe shtyrjen e nisjes vitit shkollor.

Mali i Zi raportoi mbi 7 mijë raste active me Covid-19, ndërsa Maqedonia e Veriut 27 viktima në ditë dhe 14.360 raste active në shkallë vendi.

SHBA-të kanë raportuar 169 mijë raste në 24 orët e fundit, ndërsa Izraeli mbi 8 000 raste në 24 orë.

Gjithsesi mbetet në vullnetin e qeverive të vendeve anëtare, nëse do të zbatojnë kërkesën e Brukselit për bllokimin e kominikimit me vendet e siperpërmendura.

%d bloggers like this: