Pandemia në kulmin e agresivitetit/ LSI: Të mos injorohet situata, vaksinimi vetëm 24 % e popullsisë

Edhe partia tjetër opozitare, LSI, komentoi të dhënat e INSTAT, sipas të cilave, 10 mijë vdekje nga Covid, nuk janë regjistruar si të tilla.Nënkryetari Petrit Vasili, tha se shifrat zyrtare janë qartazi te paverteta dhe kane sherbyer vetem si lende e pare per propaganden qeveritare. Por Vasili, në cilësinë edhe të ish-ministrit të Shëndetësisë, tërheq vëmendjen për marrjen e masave përballë rritjes së menjëhershme të rasteve të reja, tregues që është sa dy-fishi i e një viti me pare, ne te njejten periudhe.

Ai kujton se “pandemia është ne kulmin e agresivitetit të saj ne Europë dhe në botë. Procesi i vaksinimit të plotë në Shqipëri, ka arritur vetëm rreth 25% , nje tregues i cili nuk garanton nje situate te qendrueshme. Pasiguria shtohet me tej, thotë Vasili, nga fakti se janë aplikuar më së shumti vaksina te pa certifikuara nga BE dhe SHBA, çka janë elemente thelbesorë, qe konturojne arsyet e alarmit”.

 

%d bloggers like this: