Nuk ndalin shifrat e larta/ 1 viktimë dhe mbi 1 mijë e 300 raste të reja me Covid në Kosovë

Situata me pandeminë në Kosovë vijon të përkeqësohet dita-ditës, si pasojë rritjes masive të infektimeve me përhapjen e variantit Delta. Në vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar shifra rekord me të infektuar, mbi 1.300 raste të reja, ndërkohë që ka humbur betejën me virusin 1 pacientë. Shifrat e reja, që paraqesin rritje të rasteve, erdhën pas testimit të 9.169 mostrave. Në 24 orëshin paraprak janë shëruar 47 qytetarë, teksa numri i rastev aktive ka rritur në 6.815.  Po ashtu mësohet se po trajtohen afër 200 pacientë, 37 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar. Prej 13 marsit 2020, kur u  regjistrua rasti i parë i infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar rreth 114 mijë pacientë me këtë virus, 2.277 prej të cilëve kanë humbur jetën.

%d bloggers like this: