Nuk ndalin fatkeqësitë për Turqinë/ Shpërthim gjigand në qendër të Stambollit, tmerrohen banorët

Nuk kanë të ndalur fatkeqësitë në Turqi në këtë periudhë të sezonit turistik veror. Krahas temperaturave të larta, të cilat kanë dalë jashtë kontrollit duke shkatuar dëme të pallogaritshme, Turqia po përballet edhe me probleme të tjera. Vetëm pak më parë një zjarr gjigant ka nisur në një magazinë logjistike në Stamboll. Zjarri ra në lagjen Esenyurt. Shtëllungat e mëdha të tymit në qiell kanë tmeruar banorët, ndërkohë që Turqia është duke u përballur me një situatë të vështirë me zjarret në jug-perëndim të vendit. Fatmirësisht deri më tani nuk ka njoftim për humbje jete. Një numër i madh zjarrfikësesh ndodhen në zonë për të shuar flakët, të cilat kanë pushtuar një zonë të gjerë.

%d bloggers like this: