Nuk ka qetësi për Kabulin/ Tjetër shpërthim i fuqishëm, hidhet në erë shtëpia pranë aeroportit

Një tjetër shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në Kabul. Sipas BBC një shpërthim i fortë është dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit. Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat.Një tjetër shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në Kabul. Sipas BBC një shpërthim i fortë është dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit. Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat. Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit. Aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt, tha burimi. Ende nuk dihet nëse ka viktima. Presidenti amerikan Joe Biden kishte paralajmëruar se një sulm tjetër në aeroportin në Kabul. Rreth 170 persona u vranë në një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten, i cili u krye nga një degë e grupit të Shtetit Islamik.

%d bloggers like this: