Nga Basir Çollaku- Prokurorja Imeraj/ Sulme ministrore dhe trafikantësh ndaj saj, Jacobs të hetohet e largohet

Nga Basir Çollaku

Elisabeta Imeraj drejtuese e Prokurorisë së e Tiranës, ish-prokurore e Krimeve të Rënda, fituese në garen për në SPAK, ka tre vite përballje me privatizuesit e drejtësisë. Është ajo, pokurorja “problematike” për dosjen Tahiri, të cilën duhet ta mënjanonin. E patë në Parlament kur kontrolloi situatën profesionalisht në kërkesën për arrest të ministrit. Prokurore e Shullazit që e përfundoi hetimin edhe e bëri të gatshm për në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Por, diferenca është se kanosësit dhe ministrat darkonin bashkë, madje edhe me Kryeministrin. I dinë ministrat kanosjet ndaj saj dhe familjes së saj. Aty iku gjysma e prokurorisë se nuk e përfaqësonte dosjen djegëse në Gjykatë, pasi Imeraj ishte emëruar drejtuese e Tiranës, por sërish e gatshme të shkonte në gjyq. Ikën të gjithë duke përfshirë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, sot në detyrë. Morën leje lindje burrat. U zhdukën. Ndërsa Besim Hajdarmataj, ishte prokurori ndër të rrallët që nuk refuzoi por mori dosjen e Shullazit dhe shkoi të përfaqësonte akuzën. Ndaj Hajdarmatajt inati dhe gjuha e shëmtuar e Jacobsit reflektonte donatorët e tij për këtë qëndrim. Është në shenjestër të atyre të Zonës së Pare Operative. Dihen. Janë të pandehurit ministra të tij të djeshëm. Imeraj ka pasur një dosje tjetër shumë të vështirë, ate të terrorizmit, bashkëpunim me FBI, dosje me hetime të plota, përballë presioneve tej hamendjes, por pati të pandehur të denuar. Prokurorja ka 99 përqind të vendimeve të saj të pakthyera nga prokuroritë apo gjykatat e niveleve më të larta. Dosja e Tahirit sigurisht ka dhe Hajdarmatajn drejtues dhe Gent Osmanin të larguar nga Vettingu. Dihet se Tahiri kishte tmerr Imerajn në grup hetimor, gjermanin, siç i thonë kolegët e kronikës që e njohin mirë. Por ajo dosje, e cila ka një kapitull të dyte tani nga antimafia italiane e operacionit “Shpirti”,  ku dalin shoqëruesit e ministrit, sjell detaje për t’u marrë në konsideratë. Imeraj aso kohe ishte me idenë e hetimit të një megaprocesi antidrogë. Nga të gjithë oficerët e akuzuar, drejtuesit, ministri dhe si të vijonte hetimi me prova, që në këtë mënyrë nuk kishte gjykatë t’i rrëzonte. Por, shkoi ndryshe.

Dosja e Geron Xhafës, vëllait të Fatmir Xhafes, akuzuar e dënuar për trafik ndërkombëtar droge, është shtesa e sulmit tashmë kundër saj në procesin e vettingut. Nuk mjaftuan bandat, u janë bashkuar ministrat pjesë e bandave. Jo vetëëm kaq.

Për të fshehur marifetin kanë nxjerrë në skenë ndërkombëtarin Theo Jacobs. Njeriun e akuzuar në Kosovë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”. Germimi tre-vjeçar në dokumenta e informacione zyrtare doli shterpë për sulmuesit e paligjshëm të saj. Jacobs e ktheu seancën në një mllef personal dhe të miqve të tij për histori dashnorësh të shokëve të tij dhe martesën e Prokurores. Njeriu tashmë që duhej të ishte larguar si i papërshtatshëm, gjendet ende në krye të qokave. Aq detyrë të rëndë i paskan dhënë sa, presioni në mënyrë skandaloze u bëhej trupës së rivlerësimit të Imerajt se, duhej ta largonin me çdo kusht. Olsi Komiçi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu kanë bërë ankesë me shkrim në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se Theo Jacobs ka fyer, shantazhuar dhe bërë presion në mënyrë të përsëritur për të shkarkuar prokuroren. Shkresa e firmosur nga tre gyqtarët, do të tepronte si provë për të hetuar penalisht Jacobs, si ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe çështja është thuajse e mbaruar së provuari. Njeriu ankues edhe për shkarkimin e gjyqtarit Luan Daci, madje sokëllin se Prokuroria e Gjykata nuk dinë se çfarë bëjnë dhe ata kanë kaluar kot në vetting. Zoti Theo nuk e ka hapur gojën, nuk ka thënë asnjë fjalë për ata që paskan kaluar sipas tij kot. Ai është punësuar nga ministrat e ndëshkuar nga e kaluara e tyre dhe e kaluara e Theos me çështje penale në Kosovë. E kjo i bashkon në antipatinë e përbashkët për drejtësinë. Rrahimi me dy letrat anonime që Jacobs i quan gjetje, është një falsifikim pa autor. Madje ai akuzon dhe zotin Jacobs si të shumëkorruptuar, por kjo nuk është quajtur si gjetje. Madje ka edhe dokumeta të tjerë kur antarë të Komisionit të Vettingut bashkë me ndërkombëtarët janë përpjekur paligjshmërisht të rekrutojnë dëshmitarë drejtësie kundër Imerajt. Një vepër e rëndë penale e pahetuar nga SPAK turpësisht e heshtur.

Nuk e di përse u tërhoq zonja Imeraj nga SPAK dhe besoj kjo ka qenë një ndër sulmet e organizuara. Thjesht sepse atje ajo do firmoste lehtësisht arrestime të politikanëve. E këtë pak deri në hiçkush e do.

Ky proces vettingu ka larguar shumë prokurorë e gjyqtarë. Ka jo pak prej tyre të larguar padrejtësisht, me porosi partiake dhe bandash. Arben Dollapi është një ndër ta. Pa asnjë shkak. Thjesht sajesa. Po. Janë sponsorizime bandash e krimit të organizuar. Antoneta Sevdari, Gentian Ternova, Arben Dollapi, Fatmir Hoxha, Besim Treshnjeva, dhe së paku njezët të tjerë. Po aq sa kanë kaluar shëmtuar, ku e kryeson listën kampioni komik Ardian Dvorani.

Sulmi ka në fokus veriortingun dhe ata që të arrestojnë pa leje.

Pyesni Tahirin

Pyesni Xhafën

Pyesni Veliajn

Pyesni Ramën

Imeraj

është rast domethënës që shkërmoq vettingun dhe interesat politike të procesit.

Ambasadorët e painformuar kanë lexuar tekstet e Xhafë-Veliajt, dyshes urbanistike elektorale.

Komisionerët e Komisionit të Pavarur dhe atij të Posaçëm të Apelimit duhen vettuar dhe hetuar.

Përse?

Keni parë ligjin?

Dijetarët e mëdhenj të reformës në drejtësi, krekosësit e kohës së diktaturës në poste drejtuese, i kanë bërë këto dy trupa të pakontrollueshme. nga askush.

As nga Kuvendi

Të jetë rastësi?!

Diletantizëm

Apo Porosi?

%d bloggers like this: