Nga Basir Çollaku/ Po, ka vend për afganët, nisim me Gjirin e Lalëzit…

Nga Basir Çollaku

Mbushni edhe shkollat me refugjate
Auditoret
Konviktet
Nese nuk ju dalin
Edhe kopshtet
Çerdhet…
Pezulloni jeten e shqiptareve
Per nje dekorate diplomatike pa pike bereqeti..
E gjitha kjo revolte, eshte kunder qeverise shqiptare jo kunder te pafateve afgane. Mos hiqen partizanet politike si moderne e humaniste, sepse ata jane shkaktare te rrenimi te shtepise sone te perbashket. Kesaj shtepie qe nuk pret dot as 300 vete, por duhet te nxjerre jashte te vetet per mysafiret. Se te demtuarit e termetit rrine si endacake neper çadra, por, per to nuk na jep flete nderi NATO..
Servilizmi i pushtet-politikaneve, eshte nje shpifesire e pakrahasueshme.
Dhi e zgjebosur me bishtin perpjete. Dhe perdellehen se NATO, tradita, detyrimet, lesh me qime.
Jeni pikelluar dhe doni t’u pelqeni NATO dhe lidereve globale?
Shume mire. Meqe ka nisur fushata per afgane ntelektuale dhe te pasur. Ata meritojne jo konvikte. Ja fillojme ti strehojme te vilat e Gjirit te Lalzit, vilat ne Rolling Hills, ne fshatrat turistike ku pronare jane politikane dhe shtetare te pasur. Me vilen ne Surrel, me rezidencat e kryebashkiakut Veliaj, ky bamires qe na paska lene studentet ne godina fale pageses. Ky ndranghetaxhi i pacipe, i pandehur i mbrojtur nga SPAK. Ky nxjerr studente jashte ne rruge, ky i pashkolle matuf, tek mburret se eshte xhymerti shpetimtar. Te jemi te sigurte se mjaftojne keto vendstrehime dinjitare per intelektualet afgane, te mezipritur nga klasa jone e trishtuar politike. Politikane ne gare per te marre titull kryeservili ndaj te huajve dhe kryehorri ndaj qytetareve. Kjo leqendisje perendimore humane, eshte hipokrizi. Populli nuk ka qene kurrehere kunder sajdise se hallexhinjve. Por ky shperdorim, mungese transparence, perdorje e shfrenuar, abuzim me parane e pronen publike, eshte keqberje ndaj shqiptareve .
Per te harruar 118 milione eurot e Becchettit ku Rama e Veliaj jane fajtore
Per te harruar 2 miliard euro ne Arbitrazh qe rrezikojme ti humbasim
Per qindra miliona euro plehrave
Per dosjet ku priten pranga pushteteareve e politikaneve..Per shume per…
Ne Tirane nuk ka nje konkurs ambasadoresh, por perdorje e nje krize mijera kilometra larg, per te shmangur krizen katastrofike te ndodhur ne Shqiperi, me zgjedhejt, drejtesine, biznesin, ekonomine, te rinjte, me gjithçka..

%d bloggers like this: