Mijëra hektarë digjen nga flakët/ Vasili: Drejtori i Emergjencave Civile në plazh, Shqipëria në dorë të delenxhinjve

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dënuar ashpër sjelljen e Drejtorit të Emergjencave, i cili po bën pushime verore, ndërkohë që ai duhet të jetë në krye të detyrës në një situatë kaotike, ku zjarret kanë pushtuar vendin nga veriu në jug, duke rrezikuyar banesat dhe vetë jetët e qytetarëve. Përmes një postimi në Facebook, Vasili ka ironizuar duke u dhënë të drejtë rilindasve në slogainin që këta përdorin “Shqipëria s’ka kohe për pushim “, duke e përshtatur në “s’ka kohë për pushim se këta kanë kohë për plazh!”. Teksa mijëra hektarë toke janë shkrumuar nga flakët por edhe mosndërhyrja e intancave përkatëse në kohë, Vasili thekson se Shqipëria tashmë është në mëshirë të fatit, pasi kjo  efundit sipas tij ka ngel në dorë të delenxhinjëve. Vasili të tillë denoncim ka bërë më parë edhe pë kreun e egzekutivit, Edi Ramën i cili gjithashtu nuk ka marrë asnjë masë konrete pë vëninen në kontrtoll të situatës, pasi sipas tij ai është i zënë me pazarlliqet me Serbinë.

“Stambolli digjet dhe zuska krihet!! Shqiperia ne flake Drejtori i Emergjencave Civile ne plazh!
Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit Shehu tha se: “I bëj thirrje publikisht Drejtorit të Emergjencave Civile të kthehet urgjent në detyrë për të zbatuar detyrimet që ka sipas ligjit, me situatën kur disa zona të vendit janë pushtuar nga zjarret. E dyta të mos bëhet pengesë për auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është e vërtetë që është komunikuar se nuk mund të jepet asnjë informacion derisa të kthehet Drejtori i Emergjencave Civile”. Kane te drejte keta rilindasit, qe thone s’ka kohe per pushim se keta kane kohe per plazh! Ne plazh Kryeministri, ne plazh Drejtori ne vakanca Kryetari i Baskise se Tiranes, te gjithe keta batakçinj nuk kane kohe per pushim. Shqiperia e shkrete ne dore te delenxhinjve!”, shkruan Vasili.
%d bloggers like this: