Mbyllen lojërat olimpike, Tokio i dorëzon stafetën Parisit/ Rezultatet në bazë të numrit të popullsisë, Kosova mund të ishte e para në botë

Lojërat Olimpike në Tokio ulën siparin në një ceremoni të jashtëzakonshme. Flamuri olimpik u dorëzua në duart e përfaqësuesve të Parisit, ku do të mbahen Lojërat e vitit 2024. Në ditën e fundit të Lojërave Olimpike 2020/21, SHBA-ja kaloi Kinën në renditjen zyrtare – me një medalje ari më shumë. Suksesi në Lojërat Olimpike është shpesh një çështje e numërimit dhe e perspektivës së atij që numëron, shkruan DË në një analizë të saj. Kush i përcakton kriteret për tabelën e medaljeve?Kjo është një luftë e padenjë që duhet të hiqet nga programi olimpik, vletëson autori I kësja analize, sepse renditja e medaljeve pasqyron vetëm rezultatin, por jo edhe vet gjenezën dhe zhvillimin e një pozicionimi të suksesshëm. Lufta për klasifikim të domosdoshëm, provokon përdorimin e dopingut të kontrolluar nga shteti dhe preferon më shumë sportet individuale sesa ato ekipore. Ndërsa shtetet investojnë edhe më shumë para në disa sporte. P.SH, po të vendosej në korelacion numri i medaljeve me numrin e banorëve dhe produktin kombëtar bruto të një vendi, atëherë do të kishim një tabelë krejt ndryshe. Në vendin e parë në botë do të ishin Kosova,  Xhamajka apo Bahama.

Tabela e medaljeve mishëron idenë olimpike të përpjekjes për performancë sa më të lartë – por vetëm në kurriz të vlerave të tjera olimpike – atë të një festivali të përbashkët sportiv për të kapërcyer egoizmat kombëtarë, për të dhënë një kontribut për paqen dhe mirëkuptimin ndërkombëtar.

Tabela e medaljeve përdoret nga disa kombe për të demonstruar fuqinë dhe forcën e tyre, dhe për të qenë në gjendje të mbështesin sistemet e tyre politike me ndihmën e atletëve të suksesshëm. Medaljet festohen si një arritje me rëndësi kombëtare. Forcohen nacionalizmat, që çojnë në shpërthime politike e ndonjëherë edhe në tragjedi personale.

 

 

%d bloggers like this: