Lufta me zjarret/ Meta falenderon BE për ndihmën: Mirënjohje për solidaritetin e treguar!

Presidenti Ilir Meta, po ashtu ka shprehur falenderimet ndaj mbështetësve ndërkombëtarë, për ndihmën e dhënë lidhur situatën e zjarreve në Shqipëri, të cilat kanë pushtuar vendin nga veri në jug, duke shkatërruar qindra hektarë tokë dhe mbi të gjitha duke rrezikuar dhe vetë jetën e qytetarëve. përmes një postimi në facebook, Meta vlerëson nihmën e BE në këtë situatë kritike, me të cilën po përballet Shqipëria.

“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret. Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike!”, shkruan Meta në profilin e tij zyrtar.

%d bloggers like this: