Kamioni shkatërron autobusin/ Humbin jetën 9 persona, plagosen rreth 30 të tjerë

Nuk kanë të ndalur tragjitët në Turqi. Disa orë më parë  ka nodhur një aksident me pasoja të rënda si pasojë e përplasjes së një kamioni me një autobus, ku kanë mbetur të vrarë 9 persona dhe plagosur rreth 30 të tjerë. Mediat vendase raportojnë se autobusi i cili kishte rreth 50 pasagjerë ishte nisur nga Izmiri drejt Stambollit  dhe u përplas me kamionin në qytetin e Soma. Një zëdhënëse e policisë në vendngjarje tha se 6 nga viktimat vdiqën në vend, ndërsa 3 të të tjerë humbën jetën në spital. Pamjet e para nga vendngjarja tregojnë dhe përmasat katastrofike të aksidentit, ku siç shihet gjysma e autobusit është shkatërruar totalisht nga përplasja fatale. Sipas informacioneve të para shoferi i kamionit i cili po udhëtonte në rrugën anësore të autostradës, humbi kontrollin e automjetit. Si pasojë ai përfundoi në barrierat në rrugën kryesore,duke goditur autobusin. Kujtojmë që Turqia po përballet edhe me të nxehtin afrikan siçe shpjegojnë meterologët, ku flakët që kanë pushtuar vendin kanë shkaktuar viktima dhe dëme të pallogaritshme ekonomike.

%d bloggers like this: