Hetimi nga SPAK për Teatrin Kombërar, reagon PD: Gjuhë e drunjtë, nuk tregohet vullnet

Partia Demokratike, përmet Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, ka reaguar lidhur me njoftimin e SPAK se ka filluar hetimet lidhur me Teatrin Kombëtar. Gjata tha se SPAK flet me gjuhë të drunjtë në lidhje me hetimet, ndërsa i ka drejtuar një apel Prokurorisë Speciale që të dëshmojë se ky institucion ka vullnet të luftojë korrupsionin.

“Është e vërtetë që ka ardhur përgjigjia nga SPAK në lidhje me kërkesën tonë për informacion se çfarë po bëhet një vit e ca në lidhje me kallëzimin që Partia Demokratike por edhe Alenaca për Teatrin apo subjektet e tjera kanë bërë për shembjen abuzive të Teatrit nga ana e Bashkisë Tiranë, në frymën e vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Përgjigjia që erdhi nga SPAK thjesht tregon që është bërë regjistrimi i këtyre kallëzimeve për shpërdorim detyre dhe kaq, pjesa tjetër siç shpjegon edhe drejtuesi i SPAK z. Kraja, është që përbën sekret hetimor por ata po bëjnë hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Kjo është një gjuhë e drunjtë, gjuhë e cila fshihet pas asaj që quhet, parimit të sekretit hetimor. Ajo që unë shoh tek kjo përgjigje se “po bëhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm”, do të kisha dashur nga drejtuesit e SPAK, qoftë edhe në mënyrë teorike të na shpjegoni se çfarë do të thotë “hetim i plotë dhe i gjithanshëm” që pastaj ne ta dimë, që mbi bazën e këtyre parimeve dhe kritereve të “hetimit të plotë dhe të gjithanshëm” nesër të shohim se çfarë ka bërë gjatë gjithë këtij viti SPAK”, tha Gjata.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri me dije të mërkurën se, ka nisur hetimet për shembjen tinzare të Teatrit Kombëtar në maj të 2019, me urdhër të kreut të egzekutivit Edi rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, për të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën me lëshimin e udhërit për rrënimin e godinës.

%d bloggers like this: