Fluksi i emigrantëve, pritje deri në shtatë orë në pikat kufitare të Kosovës

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit për në vendet ku jetojnë, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njoftonse pritjet në disa pikëkalime kufitare sidomos në dalje, po zgjasin. Gjatë ditës është raportuar nga dy deri në shtatë orë pritje. Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë, Dheu i Bardhë, Mutivodë dhe Jarinje. Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës./Rel

%d bloggers like this: